Sot intervistohen kandidatët për drejtor të Bibliotekës Kombëtare

Sot intervistohen kandidatët për drejtor të Bibliotekës Kombëtare

Kultura February 24, 2020 - 10:49

Fazli Gajraku, Valon Kashtanjeva, Bislim Bislimi, Ramush Zeka dhe Tefik Mehmeti janë pesë kandidatët që kanë garuar për ta marrë timonin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Ndërkaq pas verifikimit të dokumentacionit nga gara është eliminuar Ramush Zeka.

Këta të pestit pas testit me shkrim që patën të premten, më 21 shkurt, do t’i nënshtrohen intervistës me gojë sot, më 24 shkurt.

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit një javë më parë, më 12.02.2020, ka hapur konkurs të brendshëm për zgjedhjen e drejtorit të BK-së “Pjetër Bogdani”. Kjo pasi që ish-drejtorit Fazli Gajrakut i përfundoi mandati. Ky është sërish në garë për ta marrë drejtimin e institucionit kryesor të librit në vend.

Zgjedhjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës sipas ligjit e bën Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare.Zëri