MKRS-ja anulon aktivitetet kulturore në vartësi të saj

MKRS-ja anulon aktivitetet kulturore në vartësi të saj

Kultura March 13, 2020 - 11:47

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga “COVID-19”, i njohur si koronavirus, ka marrë vendim me këto masa: “Të gjitha aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale, koncertet, ekspozitat e artit dhe aktivitetet tjera që ndodhin dhe realizohen nga institucionet qendrore të kulturës dhe të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të Ministrisë, ku ka prezencë të publikut, pezullohen deri në njoftimin tjetër të radhës, që do ta bëjë MKRS-ja”, thuhet në njoftim.

Më tutje theksohet se të gjitha aktivitetet, ndeshjet e tubimet sportive mund të zhvillohen pa praninë e publikut. Këto masa, të cilat janë ndërmarrë nga MKRS-ja, janë në kuadër të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Kosovës. Konkretisht kjo masë nënvizon se aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e publikut, si ngjarje - tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca e tryeza të rrumbullakëta, deri në një vendim tjetër./ZËRI