Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Veprat e kompozitorëve kosovarë, premierë botërore në Londër

Veprat e kompozitorëve kosovarë, premierë botërore në Londër

Kultura May 28, 2020 - 12:37

Vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkajt dhe “Optio” e Memli Kelmendit do të jenë veprat që do të interpretohen premierë botërore nga “Willingdon House Music” Londër.

24 kompozitorë nga mbarë bota i janë përgjigjur thirrjes së aplikimit “WHM (RE) Inventions”, “New music”, ndërsa për shkak të numrit të madh të veprave të përzgjedhura, koncerti do të mbahet në dy ditë.

Koncerti i parë “Optio” i Memli Kelmendit do të interpretohet të premten, më 29 maj, në orën 19:30, ndërsa koncerti i dytë, vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkajt, do të interpretohet të premten, më 5 qershor, në orën 16:30, raporton “Zeri.info”.

Për shkak të pandemisë globale COVID-19, koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt në “livestream”, në faqen http://www.facebook.com/willingdonhousemusic.

“Willingdon House Music” është ansambël profesional në përbërje nga; Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy dhe Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (instrumente të barokut) deri te muzika bashkëkohore.