“The Roots” dhe Michelle Obama bashkohen në edicionin e 13-të të festivalit “The Roots Picnic”

“The Roots” dhe Michelle Obama bashkohen në edicionin e 13-të të festivalit “The Roots Picnic”

Kultura June 17, 2020 - 12:00

“The Roots” dhe Michelle Obama gjatë iniciativës për regjistrim për votim “Kur ne të gjithë votojmë” kanë njoftuar se ata do të bashkëpunojnë në përvjetorin e 13-të “Roots Picnic”, shkruan NME-ja.

Festivali i muzikës, i cili ka lindur nga repgrupi nga Filadelfia “The Roots”, zakonisht mbahet në qytetin e tyre të lindjes në Fairmount Park. Sidoqoftë, këtë vit, për shkak të krizës së koronavirusit, festivali do të mbahet në internet si një përvojë virtuale e festivalit.

E moderuar nga Questlove, Black Thought dhe ish-zonja e parë Obama, në ngjarjen e këtij viti do të shihni artistët të performojnë drejtpërdrejt në “YouTube”, sikurse edhe një numër i madh i të ftuarve tjerë që do të bëjnë paraqitje.

Lista e pjesëmarrësve në “Roots Picnic” përfshin artistët si: “The Roots”, SZA, Roddy Ricch, Lil Baby, Kirk Franklin, H.E.R., G Herbo, Earthgang, Polo G, DJ D-Nice, Snoh Aalegra dhe Musiq Soulchild.

Ngjarjen, që do të zhvillohet më 27 qershor, ju mund ta ndiqni përmes kanalit të “The Roots” në “Youtube”.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, e ka ndarë listën e saj të këngëve të preferuara që i dëgjon gjatë ushtrimeve.

Playlista e vitit 2020.

Përzgjedhja përmban këngë nga Bruno Mars, Lizzo, Childish Gambino, si dhe hiti i Calvin Harris dhe Dua Lipës i vitit 2018 “One Kiss”. Plus këngët nga miqtë afatgjatë të Obamas - Beyonce dhe Jay-Z.

“Coveri” i Beyonces, “Before I Let Go”, i regjistruar për albumin e vitit të kaluar dhe i filmit “Homecoming”, shfaqet po ashtu në listë, si dhe kënga e saj e vitit 2004 “Lose My Breath”. Po ashtu edhe Jay-Z me bashkëpunimin e tij me Kanye West dhe Big Sean për “Clique”.

“Është për atë kohë kur qëllimet dhe rezolutat e Vitit të Ri bëhen pak më të vështira për t’iu përmbajtur”, tha Obama, duke ndarë listën e këngëve në “Instagram”. /Zëri