Korça përgaditet për karneval

Korça përgaditet për karneval

Kultura June 25, 2020 - 17:43
Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnevaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.

 

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme, një festë pagane e cila shëndrohet në simbolin e qytetit të Korçës, është karneval që mbahet çdo vit, për të cilin edhe sivjet kanë nisur përgatitjet për të dhe për çeljen e sezonit turistik veror.

Por këtë vit do të bëhet një ndryshim, pasi karnevalet do të jenë të shpërndara në të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit për ta gjallëruar gjithë Korçën e në të njëjtën kohë për të shmangur grumbullimet e njerëzve shkaku i pandemisë.

Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit shumë mirë nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.

Këtë vit, përpos shpërndarjes së karnevalit nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit, ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të veshur me maska e kostume të larmishme plot ngjyra, organizatorët kanë menduar t’i bëjnë pjesë përmes konkursit “Shkrepe Karnaval” ku secili mund të dërgojë foto dhe video me veshje karnevali.