Infektuar: 17943
Shëruar: 15088
Vdekur: 663
Muzika e mirëfilltë folklorike dhe kultura shqiptare në BBC

Muzika e mirëfilltë folklorike dhe kultura shqiptare në BBC

Kultura July 28, 2020 - 15:32

Gjiganti mediatik BBC ia ka dedikuar një emision muzikës dhe kulturës folklorike shqiptare. Pak pasi doli nga izolimi dhe komunizmi brutal në Shqipëri në vitin 1990 producenti me bazë në Londër, Joe Boyd, ka filluar të zbulojë muzikën e veçantë popullore të Sazes shqiptare, shkruan BBC, transmeton “Zeri.info”.

Për këtë është bërë një reportazh për Sazet Shqiptare, duke marrë parasysh pjesën më të madhe të shekullit të kaluar. “Jam i mahnitur nga muzika në të gjithë botën dhe Shqipëria gjithmonë ka qenë misterioze për mua për shkak të izolimit për vite të tëra.

Në vitin 1988 isha duke bërë disa xhirime dhe një burrë erdhi dhe më tregoi një video, ai më tha që ka qenë në Shqipëri në një festival në Gjirokastër dhe kjo ishte para se të rrëzohej komunizmi. E vendosa në video-player dhe aty dëgjova një këngë kushtuar Ali Pashës, flamuj kuqezi valëviteshin dhe dukej si muzikë polifonike.

Ishte shumë tërheqëse dhe thashë që një ditë unë do të shkoj tek ai festival”, thotë Joe Boyd. Në intervistën për BBC-në Boydi thotë: “Po, Gjirokastra është qytet mbresëlënës, është i njohur për novelën e Kadaresë ‘Kronikë në gur’ dhe është i vendosur në kodër, ku në krye ka një kala, në të cilën zhvillohet festivali.

Duhet veçuar se të gjitha ato imazhe që pashë në videon e vitit 1988 u bënë realitet dhe ishte një bukuri 10 herë më e madhe se në video, rrugët me kalldrëm, kafenetë buzë rrugës. Është një ndër eksperiencat më të bukura të jetës time”, shpjegon Boydi.

Ndërsa gazetari e pyet se cila është origjina e muzikës shqiptare, osmanët e kanë kontrolluar për shekuj dhe mendoj se ngjason pak me muzikën turke, ai përgjigjet: “Jo aq shumë, është një influencë e vogël, puna është se gjuha shqipe është njëra ndër më të vjetrat në Evropë dhe më pak të influencuarat, është një shtet i vjetër me një kulturë të vjetër dhe shumë i izoluar nga pozicioni, politika dhe ka influencuar muzika greke, turke, bullgare, por toni dhe tekstet janë komplet të veçanta”, thotë ai, raporton “Zeri.info”.