Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Takohen Dumoshi e Zeka, zotohen për bashkëpunim mes MKRS-së dhe OEAK-ut

Takohen Dumoshi e Zeka, zotohen për bashkëpunim mes MKRS-së dhe OEAK-ut

Kultura August 06, 2020 - 15:36

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është takuar sot me përfaqësuesin e autorizuar të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e MKRS-së dhe të OEAK-ut në nisma të përbashkëta, të cilat janë në interes të dyanshëm dhe në dobi të promovimit të projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Dumoshi theksoi se është e gatshme të bashkëpunojë me OEAK-un në projekte që ndërlidhen ngushtë me fushat që mbulon Ministria. Ajo e njoftoi drejtorin Zeka për angazhimet që po ndërmerr MKRS-ja në kohën e pandemisë, duke realizuar aktivitete në distancë në pamundësi për të konkretizuar shumë pjesë që janë paraparë në programin e sivjetmë të Ministrisë.

Ndërkaq, Zeka e njoftoi ministren për punën që realizon Oda dhe e informoi për planet që kanë për realizimin e një ekspozite me fotografi për përvjetorin e vizitës së parë të senatorit Robert Dole në Kosovë, me ç’rast kërkoi edhe mbështetjen e MKRS-së.

“Senatori Dole ka bërë aq shumë për Kosovën, saqë meriton çdo respekt, mirënjohje dhe falënderim. Një ekspozitë për vizitën e tij në Kosovë do të ishte e mirëpritur dhe do ta përkrahim pa hezitim”, tha ministrja.

Ministrja Dumoshi e drejtori Zeka u pajtuan që do të konkretizojnë veprimet për realizimin e ekspozitës në mënyrë artistike e profesionale, e cila planifikohet të realizohet në Prishtinë. /Zëri

Image