Pianistja e re Kristel Karagjozi, me 19 qërshor nga ora 21:00 vjen me një koncert virtual

Pianistja e re Kristel Karagjozi, me 19 qërshor nga ora 21:00 vjen me një koncert virtual

Kultura June 17, 2021 - 18:01

Kristel Karagjozi, një artiste e re mjaft e talentuar dhe premtuese, me një sukses të jashtëzakonshëm në vende të  ndryshme të botës, për moshën e saj shumë të re.

Kristel Karagjozi ka lindur në 25 Korrik 2005 në Durrës / Shqipëri.

Ajo ka nisur të studioje piano në moshën 7 vjeçare në shkollën artistike “Jan Kukuzeli”

Që në moshë të vogël ajo ka marë pjesë në shumë evente kombëtare dhe ndërkombëtare duke fituar cmime te para dhe absolute. 

Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në konkurse mjaft të rëndësishme ndërkombëtare, ku është vlerësuar maksimalisht, si në Moskë(medalje ari dhe çmimi i audiencës), Toronto (çmim i parë dhe çmim i publikut),Montreal / Kanada (çmim i parë dhe Medalje Platinium) etj. 

Kristel është nxënëse e M.Linda Zemblaku

Me datën 19 qërshor, e diel  nga ora 21:00 keni shansin ta dëgjoni atë me një koncert virtual të mundësuar nga Rave Travel.