Zbulohet varri i i shekullit të III në Amantia të Vlorës

Zbulohet varri i i shekullit të III në Amantia të Vlorës

Kultura June 23, 2021 - 19:11

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti ndau sot lajmin e mirë të zbulimeve mbresëlënëse, që dolën në dritë pas gërmimeve më të fundit arkeologjike të shpëtimit pranë varrit monumental, në varrezën antike të parkut arkeologjik të Amantias

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Margariti theksoi se “pas dy muajsh pune të imtësishme u arrit të zbulohej e gjithë struktura arkitektonike e monumentit antik”.

“Bëhet fjalë për një ekzemplar të rrallë të tipit të mbular me qemer, që i ruan pothuajse të gjithë elementët arkitektonikë. Specialistët vlerësojnë se përmasat e mëdha, veçoritë ndërtimore dhe elementet e mbulimit i japin monumentit vlera unikale”, tha Margariti.

“Nga rezultatet paraprake mendohet që monumenti daton rreth shek. III p.Kr”, u shpreh ministrja.

“Këto zbulime vijojnë të hedhin dritë mbi rëndësinë e qytetit të dikurshëm të Amantias, duke shtuar po ashtu kuriozitetin te vizitorët”, theksoi Margariti.

Image

Image

Image

Image

Image

Image