Baleti i Kosovës s’e jep premierën e shfaqjes së koreografit Ricardo Fernando, shkak kushtet

Baleti i Kosovës s’e jep premierën e shfaqjes së koreografit Ricardo Fernando, shkak kushtet

Kultura October 20, 2021 - 13:54

Baleti Kombëtar i Kosovës ka mbajtur konferencë për medie me rastin e dhënies së shfaqjes “Tanzminiaturen”&“Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.

Lidhur me këtë Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit i Baletit Kombëtar të Kosovës, tha se kanë hasur në një sërë problemesh deri në realizimin e këtij projekti.

Sipas tij, tij janë detyruar që të anulojnë një nga shfaqjet e paralajmëruara për muajin dhjetor si pasojë e sfidave dhe problemeve nga ana e ministrisë së Kulturës.

Madje ai tha se për shkak të kushteve nuk do të ketë premierë të shfaqjes, por vetëm reprizë.

“Kemi pasur shumë probleme rreth realizimit të këtij projekti, ku edhe kemi anuluar një nga shfaqjet që kemi pasur ta mbajmë në muajin dhjetor. Probleme këto nga ana e ministrisë duke shpresuar që të bëhet për herë të tjera zgjidhje dhe të mos na paralizohet puna”.

“Përgatitjet i kemi filluar më 13 shtator dhe që paksa janë pezulluar punët. Mirëpo ka qenë një punë  shumë e mirë. Repriza e kësaj do të jetë nesër ndërsa premierë nuk do ketë pasi kushtet nuk i kemi”.

Rikardo Fernardo, koreograf, falënderoi organizatorët për ftesën, duke shtuar se fokusi i tyre kryesor ka qenë realizimi sa më i mirë i kësaj shfaqje.

“Kanë qenë disa javë shumë intensive për disa ide dhe për këtë arsye vendosëm që të shfaqim një stil më klasik. Por mendoj që të vendosemi në një stil”, ka shtuar ai.

“Respekti që kam marrë nga kërcimtarët këtu ka shumë rëndësi. Baleti është për audiencën dhe tërë Kosovën dhe që të gjithë mund të vijnë dhe të harrojnë pak për Coronën”.

Christine Ceconelle, asistent e koreografit, tha se edhe përkundër intensiteti  të  madh të punës kanë arritur që ta menaxhojnë mirë, raporton EO.

“Jemi duke kaluar shumë mirë në krejt këtë intensitet të punës duke shpresuar që të ketë sukses dhe të pëlqehet”.