“Zgjoi” hyn në garën e ngushtë për Oscar, Osmani: Sukses i jashtëzakonshëm, bravo

“Zgjoi” hyn në garën e ngushtë për Oscar, Osmani: Sukses i jashtëzakonshëm, bravo

Kultura December 21, 2021 - 22:43

Filmi i metrazhit të gjatë “Zgjoi”, kandidati i Kosovës për Oscar, është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmim Oscar të këtij viti, që shënon edhe herën e parë për një film kosovar që mbërrin në këtë fazë.

Për këtë ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm.

“Sukses i jashtëzakonshëm! ‘Zgjoi’, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore për ndarjen e çmimeve Oscar. / Zëri