
Vdes artisti Mentor Ejupi, i njohur si “Toro”
Ka ndërruar jetë piktori Mentor Ejupi, i njohur si “Toro”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi, publicisti Halil Matoshi, i cili ka treguar se me të ndjerin ishte njohur në “Zëri”, i cili krijonte karikatura në vitet e rezistencës siç e quajti ai, antifashiste.
Njoftimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:
Lamtumirë Mentor Ejupi-TORO
1.
Paska vajtë në amshim Mentor Ejupi-TORO, shoku ynë i rinisë. U njohëm në “Zëri”, në vitet e rezistencës antifashiste 1988-1991. Mentori ishte në fillimet e tij p’ej artisti karikaturist, zhanër që nuk iu nda kurrë, edhe pse iu përkushtu pikturës. Piktori i monumentales, Mentor Ejupi jetonte në Hamburg të Gjermanisë.
2.
U dëgjuem përmes telefonit dhe u çmallëm, vitin e kaluem (ramë në lidhje mas 30-vjetësh përmes Besmirit, djalit të vllaut tèm); Ramë dakord me m’i dërgue dy fanela me portretin e Gjergj Kastriotit, të punueme p’ej vet atij, por kurrë nuk i mora.
Vdekja ia behu papritmas.
Lajmi për ikjën e Toro-s ishte më i shpejt se porosia që e prisja nga ai.
Lajm tronditës.
Mentori u shndrru në ngjyrat e Perëndimit të diellit të vendlindjës së tij.
Adios amigo!
Pusho në paqe të pasosun shok!
—————————————————
Photo 2. Karikatura jème bâ nga Toro, 1990.
Photo 3. …dhe fanelat e bâmë nga ai.