
Ejupi: Toro do të mbahet mend si piktor dhe karikaturist i mprehtë
Sot ka ndërruar jetë artisti i njohur Mentor Ejupi i njohur me emrin e artit si “Toro”.
Me këtë rast, i pikëlluar është shprehur edhe biznesmeni i njohur Remzi Ejupi, i cili ka thënë se ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e Toros.
Ejupi ka kujtuar veprimtarinë e Toros, i ci në vitet 80-ta nisi të botonte ilustrime në gazetën “Zëri i rinisë”, ndërsa më vonë u angazhua edhe në gazetën “Zëri”.
Shkrimi i plotë i Ejupit për vdekjen e Toros:
Me pikëllim sot mora lajmin për vdekjen e artistit të njohur Mentor Ejupi – TORO
Toro në vitet 80-ta nisi të botonte ilustrime në gazetën “Zëri i rinisë”, ndërsa më vonë u angazhua edhe në gazetën “Zëri”.
Ai do të mbahet mend për artin e tij në pikturë dhe si një karikaturist i mprehtë.
Toro na la në kohën e muajt të shenjtë të Ramazanit, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë.
Lamtumirë TORO!