Coelho: Çka ndodh kur biem në dashuri?

Coelho: Çka ndodh kur biem në dashuri?

Kultura June 11, 2023 - 18:08

…Dashuria nuk është e palëvizshme si shkretëtira, dhe nuk do të thotë që t’i biesh botës kryq e tërthor siç bën era, dhe as të bësh sehir nga lart siç bën ti. Dashuria është burimi që vë në lëvizje dhe e bën më të mirë Shpirtin e Botës. 

Kur arrita ta kuptoj për herë të parë, atëherë m’u mbush mendja se ishte e përsosur. Por më pas vura re se ajo ishte pasqyra e të gjitha krijesave e se brenda mbante luftërat dhe dëshirat e tyre. Jemi ne që e mbajmë gjallë Shpirtin e Botës: toka ku jetojmë do të bëhet më e mirë a më e keqe nëse do të jemi më të mirë apo të këqinj ne. 

Këtu hyn dhe forca e dashurisë, sepse kur biem në dashuri gjithnjë duam të bëhemi më të mirë nga ç’jemi. 

*Shkëputur nga romani “Alkimisti” i Paulo Coelho-s