![“Shtëpia e arbëreshëve”, një muze artefaktesh e dëshmish për ruajtjen e gjuhës dhe traditave](/uploads/zeri.info/images/2023/November/23/auto_Screenshot_1-20-841x420-1-728x4201700739866.png)
“Shtëpia e arbëreshëve”, një muze artefaktesh e dëshmish për ruajtjen e gjuhës dhe traditave
Kultura
November 23, 2023 - 12:43
Pas shekujsh mërgim, arbëreshët “kthehen” në shtëpinë e tyre dhe pikërisht në Krujën e Skënderbeut ku do të hapet muzeu në nderim të kultivuesve të palodhur dhe besnikë të gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare në shekuj.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga “shtëpia e arbëreshëve.
“Ditën Arbëreshe e mbyllëm me një premtim: të ngremë Shtëpinë e Arbëreshëve, bash në Krujën e Skënderbeut, pas rënies së të cilës u larguan shekuj më parë”, shprehet ministrja.
Margariti thekson se ky premtim do të bëhet realitet jo thjesht në formën e një muzeu artefaktesh e dëshmish për ruajtjen e gjuhës e traditave të të parëve, por edhe si një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash. / atsh