Vdes aktori shqiptar Zef Deda

Vdes aktori shqiptar Zef Deda

Kultura November 24, 2023 - 13:26

Njëri nga aktorët më të njohur shqiptar, Zef Deda ka vdekur sot në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmi për vdekjen e Dedës është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në Shkodër.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i shquar, ‘Mjeshtri i Madh’ Zef Deda. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”-thuhet në njoftimin e Teatrin “Migjeni” në Facebook.

Zef Deda ishte ndër humoristët më të njohur të estradës shqiptare.

Ka lindur në Shkodër më 1950. Ka punuar për më shumë se 4 dekada në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ai njihet për shumë role komike të interpretuar në shumë komedi, si: “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Kushëriri nga Amerika”, etj.