Shënohet 79-vjetori i themelimit të bibliotekës “Pjetër Bogdani”

Shënohet 79-vjetori i themelimit të bibliotekës “Pjetër Bogdani”

Kultura November 24, 2023 - 16:46

Sot u shënua 79-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdanit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xheladin Krasniqi, kryetari i Këshillit Drejtues, Bardh Rugova, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, përfaqësuesi nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Enis Rexhepi, Imzot Don Lush Gjergji, profesor, drejtorë, dhe shumë dashamirë të librit.

U vlerësua mbështetja e MKRS-së për projektet që kanë filluar dhe janë duke vazhduar në Bibliotekën Kombëtare të cilat kanë një ndikim të veçantë në zhvillimin dhe transformimin bibliotekar.

Gjatë kësaj ceremonie u ndanë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e saj gjatë këtyre viteve, po ashtu për nder të shënimit të kësaj dite u hap edhe ekspozita “Nga themelet deri te hapja publike e godinës madhështore të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, e cila përmban artikuj të gazetës “Rilindja” nga viti 1973-1983./Zëri