Franca dekoron Tafën “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”

Franca dekoron Tafën “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”

Kultura November 24, 2023 - 19:38

Në emër të presidentit Emanule Macron, ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ia ndau të premten mbrëma, poetit Lulzim Tafa titullin “Oficier i Urdhrit Kombëtar të Letrave dhe Arteve” që ndahet nga ministrja e Kulturës së Francës, Rima Abdul Malak. Ky çmim, siç u tha në ceremoninë e organizuar nga Ambasada franceze, është dekorata më e larte ne fushën e artit dhe letërsisë që ndahet nga ky shtet.

Ky titull është themeluar nga Ministria franceze e Kulturës në vitin 1957, dhe i ka tri grada “Kalorës, Oficer dhe Komandant”. E në ketë rast, Tafa është nderuar me titullin “Oficer...”.

Këtë titull më herët e ka fituar edhe Elton John, Michael Keaton e Pharrel Williams.

Kujtojmë sedija javë më parë, presidenti Francez, Emanuel Makron e dekoroi në Tiranë shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Ky çmim iu dha Kadaresë në Tiranë, në vizitën që Makron i bëri Tiranës.

Lulzim Tafa është njëri ndër poetët kosovarë, veprat e të cilit janë përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë të botës.