
Kurti vizitoi Muzeun Arkeologjik të Prizrenit
Kultura
November 27, 2023 - 21:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe deputetët e LVV-së, arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi ka vizituar sot Muzeun Arkeologjik të Prizrenit.
Ky muze arkeologjik gjendet brenda Hamamit të Shemsudin Ahmed Beut (shek. XV), i cili si askund tjetër ka edhe sahat-kullën e vet.
Për pritjen e sotme, kryeministri Kurti e falënderoi stafin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe arkeologun Vesel Hoxhaj për punën me pasion në këtë institucion muzeal.
Muzeu Arkeologjik i Prizrenit pret vizitorë nga e gjithë bota e nga të gjitha moshat, tashmë me një ekspozitë të kuruar në mënyrë profesionale dhe moderne.
Qeveria jonë po investon në fuqizimin e muzeve publike./Zëri