Nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova

Nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova

Kultura February 17, 2024 - 14:49

Një ndër themeltarët e shtetit të Kosovës ishte ish-presidenti Ibrahim Rugova, vlera e kontributi i tij do të mbesin përherë në historinë e shtetit tonë.

Në 16-vjetorin e Pavarësisë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë nisur punimet për restaurimin e Rezidencës së presidentit Rugova, raporton Zeri.info.

“Kanë nisur punimet restauruese në Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova. Ky aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit, do të ruhet dhe të gëzoj dinjitet”, bëri të ditur Çeku. /Zëri