Shtëpia e masakrës në Poklek, në fazë të fundit të muzealizimit
Foto: Facebook

Shtëpia e masakrës në Poklek, në fazë të fundit të muzealizimit

Kultura February 21, 2024 - 13:40

Shtëpia e masakrës në fshatin Poklek të Drenasit aktualisht ndodhet në fazën e fundit drejt muzealizimit.

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku bashkë me deputeten Shqipe Mehmeti Selimi dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, ka vizituar shtëpinë e cila është dëshmi për krimet e viteve '90.

Image

“Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.