Karnavalet e Shkodrës, sot parada e aktorëve të qytetit

Karnavalet e Shkodrës, sot parada e aktorëve të qytetit

Kultura February 25, 2024 - 08:54

Për tri ditë me radhë në Shkodër po festohen karnavalet. Të shtunën ishte dita e dytë e festimeve, ndërsa për shkak të reshjeve të shumta të shiut, disa prej aktiviteteve kryesore janë zhvendosur në hapësira të brendshme.

Parada tradicionale e të rinjve me veshje e maska shumëngjyrëshe është mbajtir në teatrin “Migjeni”.

Çdo mbrëmje sheshi i qytetit organizoi spektakël dritash, ndërkohë të dielën në ditën e fundit të festës së karnavaleve do të ketë edhe një paradë të aktorëve të qytetit,  të cilëve do t'u bashkohen edhe karnavalet e Korçës dhe Tuzit. Sot bëhet edhe djegia e dordolecit, e cila simbolizon djegien e të gjitha të këqijave dhe simbolizon shpresën për fillime të reja dhe për të ardhme më të mirë.