Ndërroi jetë Nexhmije Muhaxheri, tekstshkruesja e njohur nga Peja

Ndërroi jetë Nexhmije Muhaxheri, tekstshkruesja e njohur nga Peja

Kultura April 07, 2024 - 15:57

Pas një sëmundjeje, ka ndërruar jetë më 6 Prill, në moshën 66-vjeçare, autorja e shumë teksteve të njohura të këngëve, Nexhmije Muhaxheri nga Peja.

E ndjera, shquhej veçanërisht si bashkëpunëtore dhe tekstshkruese e këngëve të këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, porse opusi i saj gjatë kohës u zgjerua edhe me emra të tjerë të njohur të këngës, ndër ta edhe këngëtari i njohur Gold Ag.

Vetë këngëtarja Behluli, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e bashkëpunëtores së saj Muhaxheri.

Në një postim ajo ka shkruar: “Ti ike, por vargjet që shkrove për këngët e mia do të jetojnë gjitmonë. Ngushëllime familjes”.

Për ata që nuk e kanë ditur, e ndjera nga Peja, Nexhmije Muhaxheri, është autore edhe e këngës hit të Shyhrete Behlulit, “Je e vetmja” (Nënës), këngë e cila preku miliona zemra.

Image