Vdes aktorja kosovare, u gjet pa shenja jete në banesën e saj

Vdes aktorja kosovare, u gjet pa shenja jete në banesën e saj

Kultura July 08, 2024 - 16:01

Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, e njohur si “Nusja e Gostivarit”, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë në moshën 65-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të aktores përmes rrjeteve sociale.

Image

“Pusho në paqe artiste! Një jetë qeshëm me humorin tënd! Sot po qajmë!”, shkroi për vdekjen e aktores, gazetarja, Radije Hoxha.

Për vdekjen e saj njoftoi edhe Policia e Kosovës me anë të raportit ditor.

“Prishtinë / 07.07.2024 – 17:35. Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Image