
Artistja ukrainase sot hap ekspozitën personale në Bibliotekën Kombëtare
Kultura
March 25, 2025 - 12:39
Në Bibliotekë Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, sot nga ora 11:00 hapet ekspozita personale “Bright on Black” nga gazetarja, shkrimtarja dhe artistja ukrainase Lyudmila Makey.
Pikturat e ekspozitës do të jenë në shitje, dhe të gjitha të ardhurat do të dhurohen për bamirësi në Ukrainë.
“Bright on Black” paraqet magjinë e dritës mbi një sfond të errët, ku çdo ngjyrë mbart dashurinë për atdheun dhe shpresën për triumfin e dritës mbi errësirën.
Ekspozita do të jetë e hapur sot dhe nesër, nga ora 11:00 – 16:00.
