27 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Teatrit

27 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Teatrit

Kultura March 27, 2025 - 10:46

Data 27 Mars shënohet si Dita Ndërkombëtare e Teatrit, e cila ishte vendosur qysh në vitin 1961 nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrove.

Kjo ditë është shënohet për të ngritur vetëdijesimin dhe ndërgjegjen për mbështetjen e teatrove lokale dhe për të vlerësuar punën e artistëve, shkruan Zeri.info.

Kryeveprat teatrore kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen kolektive në shekuj të shoqërisë dhe kanë lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën e spektatorit.

Kurse, shfaqja e parë teatrale e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër.

Teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë. Teatri Popullor dhe më vonë pas viteve ’90, i njohur si Teatri Kombëtar, ka një histori gjashtëdhjetë e nëntëvjeçare me një repertor të gjerë premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare. Shfaqja e parë e Teatrit Popullor, është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.

Në anën tjetër, Teatri Kombëtar i Kosovës, fillimisht i njohur si Teatri Popullor Rajonal, më pas Teatri Popullor Krahinor u themelua në tetor të vitit 1946 në Prizren nga Kuvendi i Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.

Ky ishte institucioni i parë teatror profesionist në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Pas disa muajsh, teatri u transferua në Prishtinë.

Pas luftës së Kosovës në vitin 1999, teatri mori emrin ekzistues, Teatri Kombëtar i Kosovës. /Zëri