
Teatri “Adriana” në Ferizaj nis pranimin e propozim-projekteve për shfaqjet teatrale
Kultura
April 22, 2025 - 11:59
Teatri “Adriana” në qytetin e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë krijuesve të artit skenik për shfaqjet teatrale të dorëzojnë propozim-projektet e tyre deri më 14 maj të këtij viti. Shfaqjet e realizuara në kuadër të kësaj thirrje do të jenë pjesë e reportorit të teatrit “Adriana” për periudhën 2025-2026.
Sipas njoftimit të teatrit, dokumentet mund t’i dorëzojnë në platformat e tyre elektronike dhe në objektin e Komunës së Ferizajt.
“Vlen të theksohet se propozim projektet që nuk do të përmbushin të gjitha kërkesat, nuk do të shqyrtohen”, thuhet midis të tjera në njoftim.