Galeria “Qahili”, 12 vjet udhëtim artistik

Galeria “Qahili”, 12 vjet udhëtim artistik

Kultura May 06, 2025 - 12:17

Galeria “Qahili” sot feston ditëlindjen e 12-të të saj, ndërsa “Toka” është tema e ekspozitës që do të mbahet nga ora 17:00, ku prezantohet koleksioni i galerisë “Qahili”, në shënim të 12-vjetorit të hapjes së saj.

Për 12 vjet art në hapësirën e galerisë “Qahili”, për artin që është prezantuar dhe artistët që kanë mbështetur Galerinë, do të festohet me ekspozitë, muzikë e punëtori.

Kjo galeri në gjithë këto vite ka qenë një hapësirë për artistët, një shtëpi për artin bashkëkohor dhe një hapësirë që ka gjallëruar jetën kulturore të qytetit.