
Çeku njofton se restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren është afër finalizimit
Kultura
May 06, 2025 - 16:09
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku ka njoftuar se restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren është afër finalizimit.
“Qendra kulturore hebraike në Prizren drejt përfundimit. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku pas vizitës në këtë ndërtesë.
Ngjashëm është shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, që vjen nga radhët e komunitetit hebraik të Kosovës.
“Kjo nismë e rëndësishme i kushtohet ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë hebraike, si dhe miqësisë shumëvjeçare ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve në Kosovë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, duke theksuar se projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.