Promovohet libri Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

Promovohet libri Ushtria Çlirimtare e Kosovës-në shënjestër të vazhdueshme

Kultura May 07, 2025 - 23:18

Promovohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës - në shënjestër të vazhdueshme" i autorit Bardhyl Mahmuti, bashkëbisedim me Muhamet Mavraj.

Mahmuti përmbledh përvojat dhe analizat e tij si pjesë e diplomacisë së UÇK-së.

Libri i autorit Bardhyl Mahmuti është rrëfim ekskluziv në formë bashkëbisedimi. Ai nxjerr në pah një kapitull të historisë kombëtare më zë të qartë intelektualit, vëren bashkëveprimtari i tij, Ramadan Avdiu.

Citati:00:09:41 deri 00:09:56 ( 15 sek.) Ramadan Avdiu, anëtar i grupit diplomatic të UCK-ë

“Autori jo vetëm që rrëfen, por edhe analizon në thellësi zhvillimet politike e diplomatike dhe ushtarake kur UÇK-ë doli si mishërim i vullnetit të popullit shqiptar të robëruar për liri”, tha Ramadan Avdiu, anëtar i grupit diplomatik të UÇK-ë.

Bashkëveprimtari Ramw Buja thotë se libri i Mahmutit zë vend serioz sqarimi i paskrupullt serb për të vrarët, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit gjate luftës në Kosovë.

Citat:00:20:08 deri 00:20:28 ( 20 sek.) Ramë Buja - veprimtar

“Ishte e ditur që në platformën çlirimtare të UÇK-ë nuk figuronte diçka e tillë. Lufta e UCK-ë kishte një synim, një çlirim të vetëm një çlirim të atdheut nga pushtuesi shekullorë serb, e assesi të merrej me civilët serb që nuk mbanin faj në supet e tyre”, thotë Buja.

Vetë autori i librit tha se ka nxjerrë një pjesë të ngjarjeve të rëndësishme ku ka qenë dëshmitar.

“Diplomacia e UÇK-ë duhet të jetë një vepër ku do të përfshihen të gjitha takimet diplomatike qoftë në perëndim qoftë brenda në Kosovë. Është e domosdoshme t’i nxjerrim të gjitha ato takime të cilat, atyre që ju intereson e vërteta të kenë mundësi të lexojnë nga dora e parë”, tha Bardhyl Mahmuti, autor i librit.

Me kumtesa u paraqitën edhe studiuesit Mentor Hasani e Genc Prelvukaj./rtk