
Ndahet nga jeta mësuesi i artit pamor, Hermon Madhi
Kultura
May 09, 2025 - 14:10
Komuniteti artistik në vend është hidhëruar nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Hermon Madhit.
Hermon Madhi ishte mësues i artit pamor në liceun artistik “Jordan Misja”. Dhimbjen për ndarjen, si edhe ngushëllimet për familjen Madhi i ka shprehur edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
“Si shok klase në Lice, e kujtoj për stilin e tij unik, për mendimin e lirë dhe frymën moderne, për shpirtin rebel, por mbi të gjitha, për zemrën e tij të mirë. U prehsh në paqe Hermon!”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
Hermon Madhi ishte profesor i pikturës dhe historisë së artit, nip i piktorit Guri Madhi. /atsh
