
Festivali folklorik “Anadrinia jehon” e përmbyll me sukses edicionin e 24-t
Festivali tradicional “Anadrinia jehon” ka përmbyllur me sukses edicionin e 24-t, duke dëshmuar konsolidimin e tij si një ngjarje e rëndësishme kulturore me karakter kombëtar.
Ecuria e këtij edicioni ishte rezultat i përkushtimit të këshillit organizues, banorëve të fshatit Dejnë, institucioneve lokale, ekipeve të sigurisë, zjarrfikësve, Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së mediave e publikut.
Në festival morën pjesë 15 grupe artistike nga trevat shqiptare, me një nivel të lartë artistik që u vlerësua nga një juri profesionale me përbërje të njohur nga fusha e muzikës, vallëzimit dhe koreografisë.
Fituesit e këtij edicioni ishin:
Çmimi i parë: Sh.K.A. “Koha” nga Tuzi
Çmimi i dytë: Sh.K.A. “Malsori” nga Gjonaj
Çmimi i tretë: Ansambli “Gjilani” nga Gjilani
Ndërsa me çmime, mirënjohje e medalje u nderuan edhe shumë individë, grupe pjesëmarrëse e donatorë, që ndihmuan në organizimin e këtij festivali që pasqyron jetën kulturore të Komunës së Rahovecit dhe jo vetëm.