
Muzeu në Prizren këtë të shtunë me aktivitet të artit pamor për fëmijë
Kultura
May 15, 2025 - 17:00
Muzeu “Nënë Tereza” në Prizren do të presë fëmijët në aktivitetin që do të zhvillojë aftësitë e tyre artistike.
“Muzeu i Nënës Terezë në Prizren, fton prindërit e fëmijëve të moshës 6 deri në 12 vjeç të aplikojnë për pjesëmarrje në aktivitetin edukativ në hapësirat e muzeut. Përmes ngjyrosjes dhe artit, fëmijët do të kenë rastin të njoftohen me figurën e Nenës Terezë dhe trashëgiminë kulturore të vendit”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ngjarja do të organizohet këtë të shtunë duke filluar nga ora 12:00.