Osmani pret në takim sopranon me famë botërore Ermonela Jaho: Është inspirim për të gjithë

Osmani pret në takim sopranon me famë botërore Ermonela Jaho: Është inspirim për të gjithë

Kultura June 05, 2025 - 09:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho.

Jaho do të mbajë më datë 8 qershor një koncert në Kosovë, raporton Zeri.info.

Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Jahos në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.

Ajo theksoi se prania e Jahos në Kosovë është nder dhe inspirim për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë që ndjekin ëndrrat në fushën e muzikës.

Sipas Osmanit, arti është nga format më të fuqishme të përfaqësimit të identitetit dhe dinjitetit të një shteti në arenën ndërkombëtare. Ajo theksoi se përmes figurave si Ermonela Jaho, bota mëson për vlerat, shpirtin dhe historinë tonë. /Zëri