Ramush Haradinaj merr pjesë në festivalin “I këndojmë lirisë”, kushtuar Mujë Krasnqit

Ramush Haradinaj merr pjesë në festivalin “I këndojmë lirisë”, kushtuar Mujë Krasnqit

Kultura June 06, 2025 - 12:16

 

Kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në festivalin “I këndojmë lirisë”, kushtuar Mujë Krasnqit.

Ky festival u mbajt në në Çabiq të Klinës, vendlindjen e heroit Krasniqi, raporton Zeri.info.

“Mujë Krasniqi i këndoi lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar i saj. Në vendlindjen e tij, në Çabiq të Klinës, mora pjesë sot në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë”, kushtuar këtij heroi të rrallë.

Së bashku me babain e Mujës, Halilin, kryetarin Zenun Elezaj dhe bashkëluftëtarë, ndamë kujtime të çmuara për njërin prej të parëve që u rreshtua në vijën e parë të luftës për çlirim. Mujë Krasniqi, bashkë me Beqir Gashin, përmes këngës dhe trimërisë, ishin frymëzim për çdo ushtar të UÇK-së.

Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit”, shkroi Haradinaj./ Zëri