Koncert Festiv në Paris, dedikim për Ditën e Çlirimit të Kosovës 

Koncert Festiv në Paris, dedikim për Ditën e Çlirimit të Kosovës 

Kultura June 19, 2025 - 16:20

Adelina Thaqi është artistja kryesore që do të prezantohet me një koncert për Ditën e Çlirimit e që do të mbahet me organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris.

Ky koncert do të mbahet nën dirigjimin e Lindita Isufit, e me performancë do të paraqiten edhe Venera Imeri, mezzosoprano, Urim Salihu, bariton, Ylberina Isufi në piano si dhe okteti nga Ferizaj. 

Adelina Thaqi ka thënë se ky koncert është një rast i mirë që edhe diaspora shqiptare në Francë të shoh nga afër punën e artistëve nga Kosova, dhe se një prezantim i tillë për të shënuar ditën e çlirimit është një emocion i vecantë për të, dhe për të gjithë artistët që do të jenë pjesë e kësaj skene. /kultplus

Image