Halimi,thirrje qytetarëve: Dërgoni materiale nga “Kurrizi” në Dardani, të bëheni pjesë e dokumentimit

Halimi,thirrje qytetarëve: Dërgoni materiale nga “Kurrizi” në Dardani, të bëheni pjesë e dokumentimit

Kultura June 25, 2025 - 17:51

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka njoftuar se ka filluar mbledhja e materialeve historike për “Kurrizin” në Dardani.

Ajo u shpreh se “Kurrizi” nuk ka qenë vetëm një rrugëkalim, por një vend ku janë mbajtur koncerte, ekspozita e gjëra të ngjashme, raporton Zeri.info.

Halimi i është drejtuar qytetarëve që nëse kanë fotografi, video apo rrëfime në këtë vend që t’i dërgojnë në adresë të Komunës dhe se ato do të përdoren për një ekspozitë që do të realizohet së shpejti.

“Me kontributin tuaj, shkruajmë së bashku historinë tonë!

‘Kurrizi’ po i kthehet Dardanisë, tash si kujtesë, si shenjë njohjeje për të gjithë ata që i japin kuptim paqes sot!”

Deri më 1 korrik, mund të bëheni pjesë e procesit të dokumentimit përmes adresës sonë: [email protected]”, shskroi ajo në Facebook. /Zëri