
Kadare: Dëgjo, është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve
Ismail Kadare është shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin “Nobel”. Më poshtë do t'i sjellim disa thënie nga ai.
Dhjetë thënie të Ismail Kadaresë:
Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë ndonjëherë.
Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.
Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.
Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.
Të falësh nuk do të thotë të harrosh.
Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.
Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.
Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim.
Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave. /kultplus