15 mendime të bukura mbi dashurinë

15 mendime të bukura mbi dashurinë

Kultura July 17, 2025 - 10:35

Shkrimtarë të shumtë lanë pas vetes shumë thënie të bukura për t'u mbajtur mend dhe për të pasuruar edhe më shumë fushën e letërsisë.

Këtu mund t’i gjeni 15 mendime të bukura mbi dashurinë:

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë sesa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme”.
– Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë”.
– Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë”.
– François de La Rochefoucauld

“Secila dashuri, sado qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instinktin seksual”.
– Arthur Schopenhauer

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshiron tonë për të qenë komplet”.
– Plato

“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri”.
– Albert Einstein

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë”.
– Herman Hesse

“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit”.
– Fyodor Dostoevsky

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes”.
– Kahlil Gibran

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë”.
– Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le t’i nënshtrohemi dashurisë”.
– Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të”.
– Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndrrat tuaja”.
– Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi t’i shërbeni asaj”.
– Ernest Hemingway

“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur”.
– Honore de Balzac