
Festivali i filmit: Mbi 200 filma të huaj e vendor në DokuFest
Kultura
August 03, 2025 - 22:04
Prizreni ka më shumë njerëz se zakonisht.
Numrin e banorëve të përkohshëm e kanë shtuar vizitorët e festivalit të filmit dokumunetar dhe të shkurtër.
Në edicionin e 24-të të DokuFestit, që nisi më 1 gusht, organizatorët janë të kënaqur me pjesëmarrjen.
Krahas filmave, festivali sjell edhe aktivitete të tjera kulturore.
Ky festival i filmit do të zgjasë deri më 9 gusht, duke sjellë mbi 200 filma, vendor edhe ndërkombëtarë.