
Çeku: “Sunny Hill” e bëri Prishtinën skenë ndërkombëtare
Kultura
August 04, 2025 - 14:55
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se festivali “Sunny Hill” ka arritur ta shndërrojë Prishtinën në skenë ndërkombëtare.
Çeku, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, tha se ky festival ka krijuar një hapësirë ku muzika, arti dhe rinia jonë bashkohen me energjinë e botës.
“Çdo vit, Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare, ku Kosova shihet, dëgjohet dhe vlerësohet për atë që është: e talentuar, krijuese dhe e hapur për botën. Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.
Media botërore si BBC, Vogue, The Guardian, Daily Mail e të tjera kanë pasqyruar festivalin në raportimet e tyre.