“Meeting of Styles Kosova 2025” mirëpret 100 artistë ndërkombëtarë në zemër të Prishtinës

“Meeting of Styles Kosova 2025” mirëpret 100 artistë ndërkombëtarë në zemër të Prishtinës

Kultura August 05, 2025 - 08:25

Për tri ditë radhazi, prej 8 deri 10 gusht 2025, “Rruga B” në Prishtinë shndërrohet në një galeri të hapur për artin urban, në edicionin e 9-të të festivalit ndërkombëtar të grafitit “Meeting of Styles Kosova”, një nga ngjarjet me ndikimin më të madh kulturor e social në vend që nga viti 2017.

Nën moton “Kauza e Zgjedhur”, këtë vit festivali do të bashkojë 100 artistë nga 29 shtete për të krijuar vepra të fuqishme që reflektojnë mbi ndikimin e zgjedhjeve personale në të ardhmen kolektive. Artistët ftohen të shprehin empatinë, shpresën dhe dashurinë përmes muraleve dhe ndërhyrjeve artistike që e transformojnë hapësirën publike në një hapësirë të dialogut dhe reflektimit.

“Tema ‘Kauza e Zgjedhur’ na fton të shohim nga brenda jashtë të ndërtojmë nisur nga empatia, të shohim veten tek tjetri, e të kontribuojmë për një të ardhme më humane për të gjithë. Përmes artit, bashkëpunimit dhe dashurisë ndaj jetës, e bëjmë këtë të mundur”, theksojnë organizatorët nga Q’art – Qendra për Zhvillimin e Artit.

Programi:

Tri ditë program me një përzgjedhje të pasur të artit, edukimit dhe kulturës urbane:

1. Graffiti Showcase – transformon hapësirat urbane me ngjyra dhe mesazhe të fuqishme.

2. Punëtori për Artin dhe Industrinë Kreative – dedikuar edukimit dhe zhvillimit profesional për të rinjtë.

3. Pika Informative e Turizmit Urban – promovon Prishtinën si një destinacion unik kulturor.

4.Prishtina Graffiti Showdown – një garë kreative mes artistëve më të mirë të momentit.

5. Urban Bazaar – hapësirë për artizanë dhe krijues lokalë.

6. Prishtina Street Soundbooth Vol. 5 – performanca live me artistë të rinj dhe të afirmuar nga skena muzikore.

Hyrja është pa pagesë! Festivali do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 16:00, duke ofruar përvoja për të gjitha moshat dhe interesat.

Image