
“Burri i Shtëpisë” nga Andamion Murataj me premierë botërore në Festivalin e Sarajevës
Filmi “Burri i Shtëpisë”, me skenar dhe regji nga Andamion Murataj, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme shfaqi premierën botërorenë edicionin e 31-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, u shënua si një prej ngjarjeve më prestigjioze të kinemasë në rajon dhe më gjerë.
Ky film debutues i Muratajt ishte përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadër të programit Competition Programme – Feature Film Out of Competition.
Në rolet kryesore interpretuan aktorët: Drita Kaba Karaga, Alesia Ruçi, Bislim Muçaj dhe Astrit Alihajdaraj.
Filmi është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ministero della Cultura, ÖFI – Österreichisches Filminstitut, Qendra Kinematografike e Kosovës, Hrvatski audiovizualni centar (HAVC), North Macedonia Film Agency, Eurimages, si dhe nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. /kultplus