
Filmi që tronditi Venecian, Jude Law portretizon “Magjistarin e Kremlinit”
Jude Law nuk i druhet aspak hakmarrjes për interpretimin e presidentit rus Vladimir Putin në “The Wizard of the Kremlin”, një film i ri që do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Venecia, i cili ofron një vështrim drithërues dhe të trilluar mbi ngritjen e Putinit në pushtet.
“Shpresoj jo, por nuk kisha frikë nga pasojat. Filmi rrëfen ngritjen e Putinit. Ne nuk kërkonim polemika për hir të polemikave. I jam shmangur imitimit të rreptë të Putinit, ndërkohë që jam përpjekur të kap thelbin e këtij burri. Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një maskim i shkëlqyer”, tha Law.
“Magjistari i Kremlinit”, me regji nga francezi Olivier Assayas (Olivier Asaja) dhe me protagonist edhe Paul Dano, tregon Putinin të pamëshirshëm, duke hequr nga rruga të gjithë ata që i dalin përpara.
Bazuar në një roman bestseller nga Giuliano da Empoli, filmi sjell jetën e Vadim Baranov, një njeri i fshehtë brenda Kremlinit, i cili ngrihet nga artist në producent televiziv, përpara se të bëhet një komentator për një Putin të ri.
Nga zyra e tij në Kremlin, ai krijon rrëfime që mjegullojnë të vërtetën dhe propagandën, besimin dhe manipulimin, duke hequr dorë nga vlerat e tij për t’i shërbyer zotit të tij, i cili është i vendosur ta rikthejë Rusinë në madhështi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
“The Wizard of the Kremlin” është një nga 21 filmat që konkurrojnë për çmimin prestigjioz Luani i Artë, i cili do të jepet më 6 shtator.