
Gërmim i rrallë në Bulqizë, del në dritë monumenti i pazakontë i periudhës romake
Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi me disa fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Rama tregon se monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter.
Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.
“Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë. Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës. Bulqiza sjell në dritë një thesar antik: Varr monumental romak me mbishkrim bilingual”, ka shkruar Rama.