Vdekja e regjisorit Dhimitër Anagnosti, Ambasada e Shqipërisë nesër do të hapë librin e ngushëllimeve

Vdekja e regjisorit Dhimitër Anagnosti, Ambasada e Shqipërisë nesër do të hapë librin e ngushëllimeve

Kultura September 02, 2025 - 13:52

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë do të hapë nesër librin e ngushëllimeve në nderim të regjisorit, Dhimitër Anagnosti.

Në një njoftim për media, kjo ambasadë thekson se ky libër do të jetë i hapur nga ora 10:00.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës njofton se në datën 3 shtator 2025, nga ora 10:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 16:00, hap në ambientet e saj librin e ngushëllimeve në nderim të personalitetit të shquar të kinematografisë shqiptare, regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë”, njofton Ambasada shqiptare.

Regjisori Dhimitër Anagnosti vdiq të hënën, ndërsa Shqipëria sot është në ditë zie kombëtare.