
“Udhëtimi në kohë”, vepra e fundit e Buxhovit do të promovohet të enjten
Kultura
September 16, 2025 - 16:22
Shkrimtari dhe publicisti i njohur Jusuf Buxhovi së fundi ka botuar librin e tij më të ri “Udhëtimi në koh”, libër që do të promovohet më 18 shtator, shkruan KultPlus.
““Udhëtimi në kohë’ është vepra më e re letrare e shkrimtarit Jusuf Buxhovi, edituar javë më parë nga shtëpia botuese “Faik Konica” e Prishtinës.
Kjo vepër romaneske do të promovohet në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës, të enjtën, më 18 shtator në ora 13:00 në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë/Dardani.
Në promovim pritet të flasin studiues, botues si dhe do të lexohet pjesë nga vepra.
Jeni të mirëpritur krijues e lexues!”, thuhet në njoftimin për këtë promovim letrar./kultplus