Me “Deadline”, Baleti Kombëtar i Kosovës hap sezonin e ri artistik

Me “Deadline”, Baleti Kombëtar i Kosovës hap sezonin e ri artistik

Kultura September 18, 2025 - 13:14

Baleti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se do të hapë sezonin e ri artistik.

Sot para publikut do të prezantohet shfaqja “Deadline”, me koreografi të Sead Vuniqit.

Baleti Kombëtar i Kosovës thotë se kjo shfaqje do të sjellë energji të reja krijuese dhe një përvojë unike për publikun.

Koreografi Vuniqi përmes “Deadline” sjell një gjuhë lëvizjeje dinamike dhe ekspresive, duke përshkruar botën plot tension, energji dhe përkushtim të gazetarëve, fotoreporterëve, punëtorëve, stenografistëve dhe sekretareve, që bashkëpunojnë nën presionin e afateve. /Zëri