
Një udhëtim i jashtëzakonshëm në ekranin e madh të CineStar
Filmi më i ri Big Bold Beautiful Journey , me yjet Margot Robbie dhe Colin Farrell, vjen ekskluzivisht në kinemanë CineStar Prishtina Mall, me 18 Shtator, duke sjellë një histori të fuqishme për ndryshimin, vetë-zbulimin dhe dashurinë që lind aty ku nuk e pret.
Një grua që ndjen se ka humbur rrugën e saj në jetë dhe një burrë që jeton me pendime nga e kaluara, nisen së bashku në një udhëtim të papritur. Nga peizazhet e mrekullueshme të natyrës deri te bisedat e thella që ndryshojnë gjithçka, ky është një film që eksploron zemrën njerëzore në formatin më të bukur kinematografik.
Margot Robbie mahnit në një rol të ndjeshëm dhe sfidues, ndërsa Colin Farrell sjell një performancë të thellë e autentike që do të prekë publikun. Kjo është një histori për ata që kanë nevojë të fillojnë nga e para – dhe ndoshta, të bien në dashuri përgjatë rrugës.

Ndërsa me 19 Shtator ju pret CineLady nga ora 20:00, mbrëmja më e dashur për zonjat!

Bëhu pjesë e eventit ekskluziv CineLady, ku do të shfaqet “Big Bold Beautiful Journey” në një mbrëmje të veçantë për të gjitha zonjat.
Ju pret pije speciale e mirëseardhjes për të gjitha zonjat nga Gekos, dhe dhurata të bukura për më fatlumet nga Oxa Beauty Center, Adriana Lashes, Poldora, Serena Center. Bëhuni pjesë e atmosferës festive, buzëqeshjeve dhe surprizave gjatë
gjithë mbrëmjes.
Bleni biletat dhe gjeni më shumë informacione në cinestarcinemas-ks.eu aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.
Ky është artikull i sponsorizuar.