Mark Aureli: Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron

Mark Aureli: Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron

Kultura October 22, 2025 - 10:19

Mark Aureli, një nga perandorët romakë më të famshëm dhe një figurë qendrore në shkollën filozofike të stoicizmit, vazhdon të rrokë imagjinatën e historianëve dhe entuziastëve.

I njohur për shkrimet e tij filozofike dhe mbretërimin e tij si perandor nga viti 161 deri në vitin 180 pas Krishtit, jeta e Aurelit ka qenë e mirëdokumentuar. Megjithatë, rrethanat e sakta të vdekjes së tij janë më pak të sigurta, duke e lënë atë disi të mbuluar me mister.

Këtu ne do të eksplorojmë jetën e Mark Aurelit, por do t’i tregojmë disa nga thëniet e tij.

Thënie nga Mark Aureli:

“Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron”.

“Hakmarrja më e mirë është të mos bëhesh si personi që të shkaktoi dëmin”.

“Kur dikush të shan ose të urren, shko te shpirti i tyre, futu brenda dhe shih se çfarë lloj njerëzish janë. Do të kuptosh se nuk ka nevojë të merakosesh për opinionin që ata kanë për ty”.

“Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde, jo mbi ngjarjet e jashtme. Kuptoje këtë dhe do të gjesh forcë”.

“Pasojat e tërbimit janë më të rënda se shkaqet e tij”.

“Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve që ke”.

“Po s’qe e drejtë, mos e bëj! Po s’qe e vërtetë, mos e thuaj!”.

“Opinion i dhjetë mijë vetave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit”.

“Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tua”.

“Të jesh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit”.

“Mos humb kohë duke debatuar se si duhet të jetë një njeri i mirë. Bëhu një njeri i mirë!”.